Elona Guri: LSI ka një program të qartë për forcimin ekonomik dhe social të gruas

Drejtuesja politike e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun e Durrësit, Elona Guri shprehet se  LSI ka një program të qartë për forcimin ekonomik dhe social të gruas.

Duke marrë shkas nga një takim të zhvilluar së fundmi, Guri përmes rrjeteve sociale shprehet se LSI do zbatojë strategjinë për gruan sipërmarrëse, e cila do jetë një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale për promovimin dhe zhvillimin e nismës private për vajzat dhe gratë.

“Me zonjën Kadife dhe Berindën të cilat besojnë tek LSI si forcë politike fituese dhe në mbështetje të grave e vajzave.

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI ka një program të qartë për forcimin ekonomik dhe social të gruas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne do zbatojmë strategjinë për gruan sipërmarrëse e cila do jetë një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale për promovimin dhe zhvillimin e nismës private për vajzat dhe gratë.

Gruaja është themeli i shoqërisë dhe LSI do i kushtojë vëmendjen e merituar dhe do i japë mbështetjen e duhur grave dhe vajzave në Durrës”, shprehet Elona Guri, drejtuese e LSI Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?