Elona Guri: Më 25 prill, Rilindja do të kapitullojë përgjithmonë
Drejtuesja e LSI për qarkun e Durrësit, Elona Guri,ka denoncuar se po bëhen tendera në prag të fushatës elektorale për rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019.
Por në një postim në Facebook, Guri shkruan se Rilindjes i ka ardhur fundi tashmë dhe më 25 prill do të kapitullojë përgjthmonë.
Në një postim në Facebook, Elona Guri shkruan:
Më 25 prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë.
Pas 14 muajsh nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Bashkia e Durrësit kujtohet në prag fushate për të hapur tenderin për riforcimin e vetëm 4 pallateve me dëmtime të rënda ndërkohë që zero pallate janë ndërtuar nga ato që nevojiten dhe që u premtuan.
Zero punime në lagjen e re në Spitallë të premtuar për strehimin e banorëve.
900 familje me banesa DS4 kaluan dimrin e dytë pa asnjë informacion se çfarë do bëhet me to.
8 mijë banorë po kalojnë të ftohtin dhe shirat në çadra dhe kontenierë.
Ndërkohë që “Rilindja” ka mashtruar banorët e Durrësit me propagandën boshe, me pak llaç dhe gëlqere, ajo e shfrytëzoi këtë tragjedi për betonizimin e Durrësit me tendera rrugësh prej miliona eurosh, me projekte abuzive për prishjen e shkollave ikonë të Durrësit si “Gjergj Kastrioti,” “Naim Frashëri” të cilat vazhduan procesin mësimor edhe pas tërmetit, me planin e zakonshëm korruptiv për të ndërtuar kulla dhe qendra tregtare për oligarkët.
Më 2️⃣5️⃣ prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë dhe ky do jetë fundi i qeverisjes së propagandës dhe mashtrimit dhe fillimi i punës intensive për të ndërtuar Durrësin📍dhe zhvilluar Shqipërinë 🇦🇱
Më 25 prill “Rilindja” do kapitullojë përgjithmonë.
Pas 14 muajsh nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Bashkia…
Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Friday, January 29, 2021