Elona Guri mesazh qytetarëve: Durrësi jo më peng i mafies së ”Rilindjes”. Më 25 prill t’i themi ndal shpopullimit, betonizimit

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit, Elona Guri, thotë se ky qark nuk mund të mbahet më penga nga mafia e ”Rilindjes”. Guri e cila edhe kryeson listën e LSI-së në këtë qark, thotë se më 25 prill, qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe të votojnë për program që do ti japë fund shpopullimit, varfërisë, betonizimit etj. Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve dhe votuesëve të qarkut Durrës, thotë edhe se ”Është privilegj për mua dhe të gjithë ekipin fitues të LSI Durrës, të kemi votën dhe mbështetjen Tuaj, që të jemi zëri i këtij qarku të mrekullueshëm, t’Ju shërbejmë me të gjithë forcën tonë, dhe të punojmë së bashku për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë”,-shkruan Guri nëm facebook.

Postimi i plotë

Të nderuar banorë të qarkut të Durrësit,

8 vite të keq-qeverisjes së “Rilindjes” kanë shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e familjeve Tuaja, dhe një varfëri e papunësi ekstreme për Durrësin e mbarë vendin. Sot pensionistët nuk arrijnë të paguajnë faturat e ujit dhe energjisë, të cilat në Durrës janë më të lartat në vend dhe nuk përballojnë dot kostot për ilaçet dhe shpenzimet ditore të jetesës. Rinia po largohet dita-ditës pasi nuk ka punë, të ardhme dhe shpresë. Sot familjet e Durrësit janë në kushtet e mbijetesës dhe biznesi është në prag falimenti. Duhet NDRYSHIM dhe një qeverisje e re që i shërben banorëve dhe familjeve të thjeshta.

Durrësi është i tëri i betonizuar, pa asnjë park, kënde lojrash për fëmijë, pa hapësira publike, dhe i vënë në shërbim të sektit të betonit dhe korrupsionit. Me qindra miliona euro janë vjedhur e shpërdoruar në ngushtime rrugësh, asfalte pa standarde, tendera dhe PPP për oligarkët e qeverisë, ndërkohë që Ju, të nderuar banorë të Durrësit, jeni varfëruar gjithnjë e më shumë dhe e përballoni me vështirësi jetesën, pa shpresë për të ardhmen, pa siguri për punën, shëndetin, dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.

“Rilindja” e shpopulloi Durrësin dhe Shqipërinë. 600 mijë shqiptarë, prej tyre 400 mijë të rinj e të reja, u larguan sepse këtu nuk kishin punë, mundësi dhe mirëqenie. Braktisi 8 mijë banorë me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, i la të kalonin dy dimra të ftohtë në çadra e kontejnerë dhe 900 familjeve DS4 ende nuk u ka dhënë informacionin më minimal se çfarë do bëhet me to. Zhvatën qindra miliona euro për oligarkët dhe nuk siguruan teste dhe vaksina për JU. Me vjedhjet e parave Tuaja ushqejnë veten dhe Durrësin e lenë të përmbytet sa herë që bie shi.
Durrësi meriton më shumë. Banorët e qarkut të Durrësit meritojnë mirëqenie, punësim, arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, mbështetje ekonomike, paga e pensione më të larta, e standarde më të mira jetese.

T’i themi NDAL shpopullimit, varfërisë, betonizimit, korrupsionit dhe një qeverie që shkatërroi ekonominë e familjes Suaj dhe ka braktisur banorët e qarkut të Durrësit në ditët më të vështira. Durrësi nuk mund të mbahet më peng i mafias së “Rilindjes” dhe sektit të betonit dhe korrupsionit. Më 25 prill Durrësi do çlirohet dhe do i kthehet banorëve të thjeshtë. Është privilegj për mua dhe të gjithë ekipin fitues të LSI Durrës, të kemi votën dhe mbështetjen Tuaj, që të jemi zëri i këtij qarku të mrekullueshëm, t’Ju shërbejmë me të gjithë forcën tonë, dhe të punojmë së bashku për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë

SHKARKO APP