Elona Guri: Opozita reale cenon interesat financiarë që deputeti Basha përfiton nga Edi Rama
Nga Elona Guri
Sekretari i Përgjithshëm i Kunat-Opozitës paska vjell vrerë furishëm kundër koalicionit të opozitës së vërtetë për zgjedhjet e 6 marsit.
E kuptojmë që ekzistenca e një opozite reale, cënon interesat financiarë që deputeti Basha dhe grupimi i tij përfiton nga shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës.
Normal që Gaz Bardhi nuk ka lidhje me shtëpinë , se ka shkatërruar shtëpinë e të tjerëve…por, Shtëpia e Lirisë është një koalicion që i shpëton edhe ata vetë nga përgjegjësia, që të rreshtohen e strehohen edhe zyrtarisht në shtëpinë e pushtetit të Edi Ramës.