Elona Guri: Procesi i zgjedhjeve në LSI, risi dhe transparent, për të zgjedhur ekipin fitues të 25 prillit
Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri, ka postuar pamje nga procesi i votimit të anëtarëve të LSI në këtë qark.
Në një postim në Facebook, Elona Guri shkruan se procesi i zgjedhjeve në LSI është risi dhe transparent për të zgjedhur ekipin fitues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Postimi i plotë
Ka filluar votimi i anëtarëve të LSI Durrës për zgjedhjet për delegatë të Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI 🌹
Proces risi dhe transparent që përzgjedh ekipin fitues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Fitore e madhe që do nisë nga Durrësi e do festohet në mbarë Shqipërinë 🇦🇱