Elona Guri: Rinia e Durrësit do jetë lokomotiva e fitores

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësi, Elona Guri, në një takim zhvilluar me të rinjtë e këtij qyteti u shpreh se programi i LSI ka në qendër mbështetjen ndaj të rinjve.

Guri tha se rinia e Durrësit do të jetë surpriza e fitores në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë jam shumë e sigurt që rinia e Durrësit do jetë lokomotiva e fitores dhe LSI në Durrës do jetë surprizë. Sepse ne i duam dhe i mbështesim shumë të rinjtë, janë prioriteti ynë kështu që e ardhmja e Durrësit por dhe e gjithë Shqipërisë fillon nga rinia. Unë jam shumë e lumtur se faktikisht rritemi çdo ditë edhe më shumë dhe jemi më të mirët nga të gjitha qarqet për pjesën e rinisë. Por që shpresoj shumë që ne të jemi edhe më shumë, të rritemi edhe këto 84 ditë, të vijnë të gjithë njerëzit  që besojnë te LSI dhe duhet të besojnë se punësimi dhe çdo gjë që LSI ka ofruar e ka pasur me prioritet rininë”,- deklaroi Elona Guri.

SHKARKO APP