Elona Guri takim me komunitetin çam në Durrës: Së bashku për mirëqenie dhe standarde më të mira jetese
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, Elona Guri zhvilloi sot një takim me përfaqësues të komunitetit ccam në këtë qytet.
Përmes rrjeteve sociale, Guri shprehet se jo vetëm me komunitetin ccam në Durrës, por me të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë për këtë qytet, do punojmë për mirëqenie dhe standarde më të mira jetese, për më shumë punësim, zhvillim dhe rikthimin e shpresës.
“Bashkë me komunitetin çam në Durrës, me të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë për këtë qytet, do punojmë për mirëqenie dhe standarde më të mira jetese, për më shumë punësim, zhvillim dhe rikthimin e shpresës. PRANVERA SHQIPTARE po vjen”, shprehet Elona Guri, drejtuese politike e fushatës së LSI-së në Durrës.