Elona Guri: Veliaj ende s’është hetuar për fondet e Mjaft dhe Teatrin Kombëtar

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar për sulmet që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri ndaj Presidentit Ilir Meta.

Guri shprehet se Ilir Meta u përball me drejtësinë dhe fitoi për akuzat që i bën Veliaj, ndërsa ky i fundit nuk e ka nisur ende përballjen për shumë çështje që lidhen me abuzimin e fondeve dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Gërmo Lali gërmo, vazhdo nxirr foto nga varri. Ilir Meta e bëri përballjen e tij dhe fitoi me dinjitet, ndërsa ti akoma nuk e ke filluar përballjen tënde për fondet e Mjaft, lejet e taksive dhe sidomos shembjen e teatrit. Nga bregdeti në krahët e Lindës, Edi yt dhe “jo” i Saimirit  po e përshpejton paketimin tënd. Dashuria e munguar e Edit për ty nuk t’i zgjidh dot hallet me drejtësinë. Mes Lindës dhe Sajes më vjen keq, ti nuk pate shanse. P.S: U irritove pse Presidenti mbrojti gazetaren Beti Njuma, që ti e njeh që në gjimnaz, po mqs njeh edhe Olta Xhaçkën prej kohësh, hyr pak mik që të mos i lërë shqiptarët në kufi si njerëz pa atdhe”,– shkruan Elona Guri në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?