EMA: Vaksinat e përdorura në BE, efektive kundër variantit ”Delta”

Një lajm i mirë vjen nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila pohon se vaksinat e përdorura në vendet e BE-së janë efektive kundër të gjitha varianteve të Covid-19, përfshirë edhe variantin ”Delta”.

”Të dhënat e disponueshme nga e gjithë bota tregojnë se dy doza të vaksinave janë mbrojtës kundër të gjitha varianteve. Gjithashtu edhe të dhënat e laboratorëve tregojnë se antitrupat e arritur nga vaksinat neutralizojnë variantin Delta. Të gjitha këto japin besueshmëri”. Domosdoshmëria e dozës së tretë nuk është ende e caktuar. “Aktualisht nuk është e qartë nëse dozat përforcuese janë apo jo të nevojshme për të ruajtur mbrojtjen e vaksinave”.

Kurse nga seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj variantit ”Delta”, për faktin se është shfaqur në vendet fqinje, por deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me këtë variant.

”Ka një alert që ekspertët referojnë, është alerti për shkak të variantit të ri ”Delta” që është identifikuar edhe në vendet e Rajonit. Është shumë më infektues se variantet e tjera që kanë dominuar deri tani dhe për këtë arsye kërkohet një kujdes maksimal. Ndiqni respeketimin e këshillave të ekspertëve. Në laboratorët tanë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri ”Delta”. E rëndësishme është të mos neglizhojmë asnjë shenjë të sëmundjes. Do të vijojmë me ditët e hapura të vaksinimit edhe në muajt e verës”.

SHKARKO APP