Emanuel Macron: Jam pranë jush, konferencë donatorësh për Shqipërinë

Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference shtypi se e ka ndjekur nga afër situatën e rëndë të tërmetit në Shqipëri.

Ai tha se është informuar nga kryeministri Rama për gjendjen e krijuar dhe se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez.

Përjetuat një tërmet të tmerrshëm, mijëra njerëz pa strehë dhe ka shumë të vdekur, tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se gjatë Këshillit të arshshëm evropian javën tjetër, ai pret që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

Franca është e gatshme të bëhet organizatorja e kësaj konference, tha Macron.

SHKARKO APP