Emanuel Macron: Shqipëria nuk ka bërë progres aq sa duhet

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimin e tij bllokues për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron theksoi edhe një herë se do të kërkojë reformimin e procedurave të Bashkimit Europian për hyrjet e reja. Ai deklaroi se dy vendet kanë bërë reforma, por jo mjaftueshëm. Konkretisht ai u ndal te Shqipërisë, duke theksuar se progresi nuk ka qenë i mjaftueshëm.

 Macron tha: “Ka pasur një diskutim të gjatë lidhur me procesin e zgjerimit. Ka qenë një nga temat kryesore. Dua të besoj për një Evropë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në emër të vendit të tyre. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka ende disa situata që nuk janë të kontrolluara, ka ende probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Evropës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm. Në fakt dihet që nëse nuk i hapim dyert, ndoshta  nuk do të ketë përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse do të vijojmë me reformat tona, mund të vazhdojmë me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që duan të bëhen pjesë e BE-së. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces . Duhen parë hapat e mëtejshëm se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë. Në momentin që do të hapim dyert, mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, besueshmëri, strategji.”

Lexoni edhe…

SHKARKO APP