Emergjenca e koronavirusit/Presidenti Meta: Mirënjohje për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot angazhimin e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit për zbatimin e rregullave në markete dhe objektet e tjera tregtare.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook, mesazhin e Ministres së Mbrojtes Olta Xhaçka e cila njofton se në oraret e lirisë së qarkullimit do të ketë efektive në çdo objekt që ushtron aktivitet tregtar.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??”,- shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP