“Emergjencë akute”/ Basha: Sistemi shëndetësor në kolaps, të paktën 2000-2500 teste në ditë

Ekipi i shëndetësisë pranë Partisë Demokratike kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe, sipas tyre, u refuzohet tamponi.

Lajmi u bë i ditur nga konferenca e përditshme e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaron se numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre.

”Gjatë mbrëmjes së kaluar ekipi i shëndetësisë në PD ka marrë një seri raportimesh nga territori i vendit, ku sipas përllogaritjeve të bazuara në denoncimet e qytetarëve që raportojnë simptoma vetë apo familjarët, dhe nuk testohet, nuk iu bëhet tamponi prej ditësh ka arritur në shifra disa herë më të larta se infektimet. Vetëm ditën e djeshme, mjekë specialistë, infektologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë kanë ngritur alarmin se numri real i infektimeve është shumë më i lartë.Sipas të paktën njërit prej ekspertëve të njohur epidemiolog, bëhet fjalë për 2500 infeksione në ditë. Nuk kemi mjetet e nevojshme për nxjerrë infektimet reale. Ajo çfarë dinë shqiptarët është se raportimet tregojnë shifra të ulëta, po ashtu dhe fatalitetet.  Me këtë kryeministër dhe qeveri transparenca është kthyer në propagandë, shfaqje, justifikime për mosmarrjen e masave. Kjo nuk e fsheh përhapjen e virusit, apo për sfidën e familjarëve për t’u përballur me faturën financiare, apo paaftësinë e sistemit shëndetësor. Përballja me të infektuarit, dhe të sëmurët e tjerë që po kthehen. Vetëm në Mat u mbyllën disa pavione në spital për shkak të infektimit të mjekëve. Ndonjëri karantinohet, ndonjëri trajtohet, ndonjë tjetër ka dhe nevojë për trajtim shtesë, por dhjetëra qytetarë mbeten pa shërbim. është kthyer në problem kronik gjendja e spitaleve. Kolaps i sistemit dhe pasojat që ka për qytetarët është emergjenca më akute që kanë shqiptarët. E papërgjegjshme në rastin e qeverisë kriminale”, deklaroi Basha.

Po ashtu kryedemokrati deklaroi se:

“Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës.

Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit.

Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavion.

Ky kolaps i sistemit është emergjenca më akute që kanë sot shqiptarët. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminal.

I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore. Hapi 1, rritja e disafishtë e numrit të testimeve. Numri i ulët i testimeve është shkak kryesor pse shqiptarët po e humbin luftën me COVID-in”, tha Basha.

Lajmi në përditësim…

SHKARKO APP