Emërimet e reja në KED, Presidenti Meta: Suksese në përmbushjen e detyrës sipas ligjit dhe Kushtetutës

Në Presidencë u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Presidenti Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale u ka uruar suksese anëtarëve të sapozgjedhur.

“Dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan kreu i shtetit.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS

Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon. ⚖️🇦🇱

SHKARKO APP