Emërimet në Kushtetuese, delegacioni i Venecias takim me opozitën
Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës politike.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.
Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.