Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, kreu Basha: Do ta çojë përpara detyrën e shenjtë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përshëndeti emërimin e Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkvi i Arqiodioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës me vendim të Papa Françeskut. Në facebook, Basha shprehet i bindur se Imzot Arjan Dodaj do ta çojë përpara detyrën e selisë së shenjtë.
Mesazhi i plotë nga Lulzim Basha
Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.
Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.
Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri.