Emigracioni, Orban fton Ramën në Budapest për samitin e Komunitetit Politik Europian
Kryeministri Edi Rama do të jetë të enjten në Budapest, me ftesë nga homologu hungarez Viktor Orban për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Pjesë e samitit do të jenë mbi 50 liderëve të tjerë evropianë.
Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.
Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në vendin tonë. Sipas tij pa ngritjen e kampeve te menaxhimit të kërkesave për azil jashtë BE-së nuk mund të ndalet emigrimi i paligjshëm. Të gjitha zgjidhjet e tjera për kryeministrin hungarez janë një iluzion.