Emigrantët e huaj në Shëngjin, qeveria: Jo më shumë se 3000 persona të strehuar

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e Italisë, Giorgia Meloni, flet për jo më shumë se 3000 migrantë në të njëjtën kohë do të strehohen në Shëngjin. Agjencia për Media dhe Informim ka zbardhur nenet që rregullojnë dhe garantojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Konkretisht, neni 3 i marrëveshjes përcakton se Italia merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse. Ndërsa Neni 4 garanton se është Italia ajo që do të ngrejë tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve. Po ky nen përcakton edhe Kufirin Maksimal të migrantëve të strehuar: jo më shumë se 3000 emigrantë të strehuar në të njëjtën kohë.

Po ashtu, Italia ndërton me shpenzimet e saj, strukturat mbështetëse për sigurinë jashtë perimetrit të strukturave pritëse. Neni 6 i marrëveshjes specifikon se Italia do të përballojë të gjitha shpenzimet për migrantët e strehuar, përfshirë:

-çdo kosto të kujdesit shëndetësor
-çdo kosto tjetër e paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare

Neni 9 i marrëveshjes specifikon se afati maksimal kohor i qëndrimit të një emigranti, nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për të kryer procedurat e azilit/ mbrojtjes Në përfundim të procedurave, pala italiane kryen me shpenzimet e saj, largimin e migrantëve nga Shqipëria.

SHKARKO APP