Emigrantët shqiptarë në Britani, Edi Rama bisedë telefonike me Rishi Sunak

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë kësaj jave një bisedë telefonike me kryeministrin e Anglisë Rishi Sunak.

Burime diplomatike në dijeni të zhvillimit të kësaj telefonate kanë thënë për gazetarin Muhamed Veliu, se kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak.

Me të gjitha gjasat tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli.

Një shqetësim i vazhdueshëm i kohëve të fundit për kabinetin qeverisës të Rishi Sinak.TCH

SHKARKO APP