Emiriana Sako: Durrësi qytet i pastër, turistët e pëlqejnë bregdetin dhe qytetin
Aktualitet Politikë E Hënë, 24 Prill 2023 09:43
Që Durrësi të mbahej pastër, pasi ka numrin më të madh të turistëve, duheshin projekte dhe investime, por edhe bashkëpunim me qeverinë qendrore e donacione. Vangjush Dako inicoi asokohe projektet që sot ato janë efiçente për pastrimin e qytetit dhe zonave përreth.
Ndërkohë Emiriana Sako sot shkruan:
“Durrësi është qyteti më i pastër në Shqipëri.
Duke inspektuar punën për pastrimin e qytetit gjatë orëve të natës.
Flota e re e makinerive të pastrimit dhe punonjësit tanë të përkushtuar bëjnë të mundur evadimin e mbetjeve, pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e konteinerëve, rrugëve dhe trotuarëve.
Ne e kemi një nga prioritetet e punës tonë pastrimin e qytetit sepse një qytet më i pastër është një qytet më i mirë për qytetarët tanë por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë Durrësin”- shkruan kryetarja aktuale e bashkisë, njëkohësisht edhe kandidate me 14 maj, Emiriana Sako.
KOHA JONË SONDAZH

