Emisioni “Boom” zbulon skandalin: Rilindja në shërbim të partisë, ndryshimi i vendbanimit në zyrat e PS-së

Kur jemi rreth një muaj larg zgjedhjeve, Emisioni investigativ Boom sjell sonte në RTV Ora se si procesi i regjistrimit për zgjedhje po shndërrohet në një proces partiak.

Duket se Bashkia e Tiranës është vënë nën shërbimin e PS-së lidhur me regjistrimin e këtyre personave. Boom sjell me zë dhe me figurë fakte se si kundrejt shfuqizimit të gjobës 100 mijë lekë për mbështetësit e PS, ofrohet ndryshimi i vendbanimit nga zyrat e PS-së dhe jo ato të gjendjes civile.

Boom ka sjellë edhe më herët raste të tilla për ndryshimin e vendbanimit kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj. Për më tepër ndiqni sonte në ora 19:00 emisionin Boom në RTV Ora!

SHKARKO APP