Emisioni nga ”Rai3” shkakton debate në Kuvend, Spiropali: Ranë pre e shpifjeve dhe mashtrimeve
Debatet për emisionin e transmetuar nga “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare këtë pasdite në Kuvend. Ministrja Elisa Spiropali tha se qeveria ka rënë pre e shpifjeve dhe e mashtrimeve.
“Hataja ndodhi si përherë. Hodhët një gur në ajër dhe o burra të ndjekim gurin. Emisioni pre e shpifjeve dhe mashtrimeve. Hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Edhe kësaj radhe historia kokëpërmbyset”,-tha ajo.
”Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët, por pa hedhur asnjë gram balte mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur”, tha më tej ajo.