Emisioni STOP transmeton skandalin e një mjeku që kërkon lekë dhe seks pacientes. Prokuroria mund ta arrestojë…

Në emisionin STOP në Klan nga Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shfaq mbrëmë një video ku mjeku Pëllumb Hysko kërkon para dhe seks ndaj pacientes. Ndërkohë mësohet se mjekut do ti hiqet liçensa por ka mundësi që prokuroria e Tiranës ta arrestojë.

Sa herë shkojnë shqiptarët tek mjeku për kontroll rutinë? Sa e kemi check up-in në kulturën tonë të jetës. Në kemi pyetur banorët e kryeqytetit, të cilët japin përgjigje të ndryshme, që nisin nga neglizhenca e përfundojnë tek kostot financiare.

“Ta d*rdh në gojë, mban prezervativ?”, shkon për eko, mjeku i fut duart.

Një vajzë është ankuar në redaksinë tonë se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko, në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë, se shkoi për një problem shëndetsor, por përfundoi, që mjeku po i fuste duart. Në këtë pikë “pacientja” jonë shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha, se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium, ku ai punon, që të bënte kontroll pa letra, e pa pagesë. Të nesërmen Pëllumb Hysko, i thotë, ta përsërisin takimin, duke e shturur gojën, e duke folur me terma të qartë seksualë.

(marrë me shkurtime nga “STOP” i Klan)

SHKARKO APP