Emocione në Presidencë, Roza Anagnosti flet pas dekorimit të të shoqit: Me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë. Për mua është 20 vjeç

Dhimitër Anagnosti është vlerësuar sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit, artisti i njohur së bashku me bashkëshorten, artisten e madhe të skenës shqiptare Roza Anagnosti kanë ndarë një mesazh.
Regjisori e quajti një ditë të veçantë duke falënderuar njerëzit me të cilët ka punuar në vite dhe presidentin Meta.

Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.
Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, tha regjisori Dhimitër Anagnosti.

Ndërsa bashkëshortja e tij, u ndal për të lexuar mesazhin e tij, me shumë emocione dhe shikime dashurie ndaj kineastit 85-vjeçar, për të cilin tha se i duket ende si 20.

Ky shkruan unë po ia lexoj dhe shpesh ia interpretoj. Dikur, diku kam shkruar se në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shohë më shumë brenda vetes se jashtë saj. Jam me fat që kam pasur në krah një bashkëshort të tillë. Bashkë kemi mbështetur njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera aktorja.

SHKARKO APP