Emrat e 15 kandidatëve në garë për 2 vende vakante në Gjykatën e Lartë
Presidenca shpalli sot listën me 15 kandidatë që plotësojnë kushtet ligjore për tu përfshirë në procesin për përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Kandidaturat i janë përgjigjur kërkesës publike të presidentit për plotësimin e 2 vendeve vakantr. 7 kandidatë vijnë nga gjyqësori dhe 8 të tjerë nga radhët e juristëve
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:
1. Anila Kristani
2. Artur Malaj
3. Astrit Kalaja
4. Bledar Abdullai
5. Dhurata Bilo
6. Luan Hasneziri
7. Rexhep Bekteshi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
1. Ervin Pupe
2. Fatmira Luli
3. Gezim Allaraj
4. Gjet Kola
5. Ilir Panda
6. Luan Daci
7. Natasha Mulaj
8. Sokol Sadushi
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur” thuhet në njoftimin e presidencës.