Emrat e drejtuesve të rinj të PS në qarqe. Rama ikën nga Vlora, merr Durrësin
Grupi Parlamentar i PS-së është mbledhur sot në Elbasan për të nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Mësohet se janë përcaktuar emrat e drejtuesve të rinj të PS në qarqe. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të largohet nga drejtimi i fushatës dhe strukturave të PS në Qarkun e Vlorës. Sipas vendimeve në mbledhjen e sotme, kryeministri do të jetë drejtuesi politik i PS në Qarkun e Durrësit, një post që më herët e ka mbajtur Vangjush Dako. Pas ikjes së Edi Ramës, drejtues politik në Vlorë do të jetë deputeti dhe ish-ministri Damian Gjiknuri.
Qarku i Tiranës për shkak të numrit të madh të mandateve i është lënë në dorë 3 drejtuesve; kryebashkiakut Erion Veliaj, ministres e Elisa Spiropali si deputetit Ervin Bushati.
EMRAT/Drejtuesit e fushatës së PS në të gjitha qarqet e vendit
Kukës- Safet Gjici
Shkodër- Ilir Beqaj
Lezhë- Lindita Nikolla
Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj
Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati
Durrës përkohësisht- Edi Rama
Dibër- Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier-Gramoz Ruçi
Vlorë-Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi