Emri i kandidati të Kavajës, Rama: Elvis Roshi ka qenë emigrant, tani është i nderuar

 

Në Kavajë Edi Rama, në mitingun përmbyllës në krah të Elvis Roshit, Rama tha se ai ka bërë vepra.

“Pyesin se si e quajnë, Ervin apo Elvis. Unë u them, si e quajnë kryetarin e PD, Sali apo Lul? Sa i përket kryetarit të Bashkisë, e quajnë Elvis, Ervin, e quajnë qytetarin e parë të Kavajës.

Nuk ka asnjë mister në jetën e tij. Është sot i nderuar, sepse është shërbimi i jashtëzakonshëm që i ka bërë vendlindjes, që e bën të nderuar në të gjithë Kavajën. Lidhja e tij e fortë me punën dhe jetën dhe veprën, e kanë bërë dhe do e bëjnë edhe më të nderuar,” tha Rama.

SHKARKO APP