Ende 277 kuti në numërim, Celibashi: LSI merr 4 mandate, PD 59 mandate, kurse PS fiton 74
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp, ka thënë se numërimi i kutive të votimit është drejt mbylljes. Celibashi bëri të ditur se deri në orën 15:00 ka përfunduar tërësisht numërimi i fletëve të votimit të 4922 qendra votimi nga 5199 në total. ”Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në rang vendi janë: PSD ka marrë 2,24% të votave ose 3 mandate, LSI 6,85% të votave dhe ka marrë 4 mandate, PD ka marrë 39,40% të votave, 59 mandate, PS ka marrë 48,67% të votave, 74 mandate”, u shpreh Celibashi.
PSD-3 mandate
Balli Kombëtar-0 mandate
Lëvizja Demokratike-0 mandate
Bindja Demokratike-0 mandate
Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët– 0 mandate
LSI-4 mandate
Thurje-0 mandate
PD-59 mandate
PS-74 mandate
Renditja e mandateve të shpërndara sipas qarqeve
BERAT
PD-AN 2 mandate
PS 5 mandate
DIBER
PD-AN 3
PS 2
DURRES
PD-AN 6
PS 8
ELBASAN
PD-AN 6
PS 8
FIER
LSI 1
PD-AN 6
PS 9
GJIROKASTER
PD-AN 1
PS 3
KUKES
PD-AN 2
PS 1
LEZHE
PD-AN 4
PS 3
SHKODER
PSD 2
LSI 1
PD-AN 5
PS 3
TIRANE
PSD 1
LSI 2
PD-AN 15
PS 18
VLORE
PD-AN 4
PS 8