Ende probleme për takimin Rama-Basha
Takimi i së hënës në orën 17:00 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të demokratëve Lulzim Basha, është një moment kyç për zhvillimet në vend por dhe për dhe mardhëniet me partnerët historikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy kabinetet, ai i Kryeministrit dhe kryetari të opozitës po punojnë mbi çështjet që do hidhen në diskutim, ndërsa në orët e fundit do të ketë një mësymje nga Washingtoni, Brukseli dhe Berlini për një marrëveshje të mundshme mes palëve. Kryetari i Partisë Demokratike, një ditë para takimit e shpalli vetën europianist, që do përpiqet të gjejë me patjetër gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, për drejtësi dhe zgjedhje me standarte europiane.
Orët në vijim janë vendimtare dhe të ethshme për fatet e vendit jo vetëm për çështjet e brendshme, por dhe në raport me aletatët historikë.
Dy kabinetet kryesore politike po përgatiten me argumentat e tyre në lidhje me dy reformat kryesore në vend, drejtësinë dhe atë zgjedhore, që do hidhen për diskutim të hapur të hënën në orën 17:00, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, takim që mund të rezultojë i suksesshëm pë të ardhmen e vendit ose goditje në rrafshin ndërkombëtar.
Formati, është zgjedhur ai që njihet si 1+2.
Kryeministri do të shoqërohet nga Fatfmir Xhafa që drejton punën parlamentare për reformën në drejtësi, dhe Bashkim Fino, që drejton socialistët për reformën zgjedhore.
Ndërsa deri në këto momente zyrtarisht mësohet se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i reformës në drejtësi njëherazi bashkëkryetar i Komisionit për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, ndërsa ende nuk behët i ditur emri i dytë i opozitës që do jetë në takim.
Drejtësia dhe zgjedhjet e ardhshme, janë plagët që e kanë shoqëruar tranzicionin e Shqipërisë dhe do të mbizotërojnë takimin.
Lulzim Basha pak orë para takimit më të rëndësishëm të karrierës së tij politike dhe që i mungonte Shqipërisë nga viti 2002, kur u takua Fatos Nano me Sali Berishën, ka dashur ta shpallë veten europianist.
Basha: “Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët. Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt”.
Drejtësia është çështja thelbësore që ka motivuar ndërkombëtarët në një proçes të gjatë përpjekjesh për ti ulur palët drejt një konsensusi politik.
Në rast dështimi, paralajmërimi ka qenë i qartë, turpërim përpara qytetarëve shqiptarë dhe heqja e vëmendjes në proceset integruese. Reforma në drejtësi prej javësh mbetet pezuall për shkak të mos marrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës, mbi arkitetkturën e sistemit dhe formulën zgjedhjes se intitucioneve kushtetuese.
Opozita këmbëngul në thjeshtimin e arkitekturës, si dhe ofron konsensus për zgjedhjen e antarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë, nëpërmjet modelit të njohur si “Vendet e Rezervuara”.
Ndërsa sipas tyre Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, të emërohen për periudhën deri me 1 shtator të vitit 2017 me 2/3 e deputetëve në Kuvend, ndërsa në vazhdim me 3/5.
Por qëndrimi i mazhorancës për “Vendet e Rezervuara” eshtë se nuk ka shans të ndodhë.
Nëse për hir të miratimit të reformës vendet e rezervuara pranohen, burime pranë mazhorancës mendojnë se ky do ishte thjesht pazari i rradhës në kurriz të cilësisë së drejtësisë në të ardhmen.
Orët e fundit do të ketë një mësymje të fundit nga Washingtoni, Brukseli dhe Berlini për një marrëveshje në takimin e së hënës.
Shpresat e ndërkombëtarëve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shumë inivestuara në këtë proçes, u përforcuan kur Ndihmës Sekretarja e Shtetit Amerikan, Viktoria Nuland, mori telefonin dhe inkurajoi kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, me shpresën për një kompromis të mundshëm për reformën që do mbajë firmën e politikës shqiptare dhe kancelarive më të mëdha ndërkombëtare.
Mosmiratimi i reformës në drejtësi mund t’i kushtojë palës refuzuese për konsensus vazhdimësinë në politikë dhe sipas burimeve diplomatike ky qëndrim u është bërë i qartë politikanëve vendimarrës.
Po ashtu nga miratimi i reformës ose jo do të varet dhe një vizitë e mundshme në Tiranë e zv/Presidentit amerikan Joe Biden i cili pritet të jetë në Ballkan ditët e ardhshme.
Dështimi me reformën më drejtësi do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion shumë të vështirë me SHBA-të dhe do te vërë në pikëpyetje mbështetjen e mëtejshme amerikane ndaj atyre që do ta pengojnë votimin e reformës.
KOHA JONË SONDAZH

