Sulmon LSI/Endrit Braimllari: Koha e kunat-opozitës është djegur përgjithmonë
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se Lulzim Basha e ktheu opozitën e bashkuar në kunat-opozitë. Po ashtu ai thekson se opozita u tradhëtua nga Basha, ndaj nuk u arrit fitorja e ndryshimit në 25 Prill.
Postimi i plotë i Endrit Braimllari:
Koha e Kunat opozitës është djegur përgjithmonë! Të gjithë sot e kanë të qartë të vërtetën. Se Opozita e Bashkuar u tradhëtua nga kryetari i saj, ndaj nuk u arrit fitorja e ndryshimit në 25 Prill.
Fitorja e 25 Prillit i’u shit Edi Ramës në tavolinë nga Lulzim Basha, i cili është edhe autori i vetëm i fushatës zgjedhore përçarëse mes kampit opozitar, siç e kanë pohuar gjatë dhe pas fushate kandidatët e PD.
Lulzim Basha e kthehu opozitën e bashkuar në kunat-opozitë, që mision të sajin nuk kishte më ndryshimin por bashkëpunimin financiar me regjimin. Askush nuk do t’i bëjë dot bisht përgjegjësive!
Boll deklaratave me regji nëpër televizione, por dil dëgjo opozitarët, demokratët, e ata pa parti. Dëgjo peshën e madhe të përgjegjësisë personale për situatën që po shpopullon vendin dhe po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Është botërisht e ditur, se kush refuzon të pranojë të vërtetën, vështirë se gjen paqe.
Ti dogje mandatet pabesisht duke mashtruar në emër të “gjermanëve”! Ti ia fale gjithë pushtetin lokal e Edi Ramës! As deputet nuk do dalësh herën tjetër o vulëhumbur!