Endrit Braimllari: Mborja pa ujë të pijshëm. Rilindja nuk ka për qëllim t’u shërbejë qytetarëve
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, sot është ndalur në Mborje të Korçës në një takim me banorët e këtij fshati.
Banorët e këtij fshati kanë shprehur shqetësimin e mungesës së ujit të pijshëm, dhe sipas Braimllarit, kjo ndodh se pushteti i korruptuar i Edi Ramës si dhe ai lokal i Korçës punojnë vetëm për fasadë dhe kanë si qëllim të mbushin vetëm xhepat e klientëve të tyre në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Korçës.
Deklaratë e plotë e Endrit Braimllarit:
Në Mborje te Korçës me Mbreten!
Mborja e Korçës është lënë në harresë nga Rilindja.
Megjithëse në vitin 2020, mungesa e ujit të pishëm është ende shqetësim për banorët.
Në Mborje jo vetem familja e Mbretes por dhe shumë familje të tjera po përballen me harresën, mungesën e investimeve nga Rilindja dhe mungesën e ujit të pishëm.
Përtej propagandës dhe trumbetimit, pushteti i korruptuar i Edi Ramës dhe ai lokal i Korçes mendon dhe punon vetëm për fasadën.
Rilindja nuk ka ne fokus t’i shërbeje qytetarëve por të mbushin xhepat e klienteve të tyre në kurriz të qytetarëve të ndershëm të Korçës.