Endrit Braimllari: Vizioni i Rilindjes për bizneset në Korçë është falimentimi, LSI do ta përkrahë me subvencione
Politikë E Enjte, 1 Prill 2021 12:44
Endrit Braimllari, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtuesi i kësaj force politike në qarkun e Korçës, ka vizituar ditën e sotme disa biznese dhe thotë se po përballen me një krizë të thellë, pasi nuk kanë gjetur kurrë mbështetje nga qeveria, e cila nuk i sheh si partner por si një mjet per ta vjelur e mbushur xhepat oligarkëve të saj të etur për pushtet.
Postimi i plotë:
Biznesi në Korçë po përballet me një krizë të thellë, pasi nuk ka gjetur kurrë mbështetje nga qeveria,e cila nuk e sheh si partner por si një mjet per ta vjelur e mbushur xhepat oligarkëve të saj të etur për pushtet.
Vizioni i Rilindjes për bizneset në Korçë ka qënë dhe është presioni me gjobat duke e çuar drejt falimentimit.
LSI do të përkrahë biznesin me subvencione.
Ne do të krijojmë një klimë pozitive bashkëpunuese me biznesin dhe me investitorët e huaj.