Engjëll Agaçi reagon pas reportazhit të medias italiane: Do t’i padis për shpifje!

Televizioni italian ka transmetuar një reportazh lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për kampet e refugjatëve që pritet të ndërtohen në vendin tonë.

Mes të tjerash, në këtë reportazh thuhet se njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi.

Njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës. Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin edhe disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali”, thuhet në reportazhin e medias italiane “RAI 3″.

Ndërkohë pas transmetimit të emisionit, ka reaguar Engjëll Agaçi, i cili deklaron se do të padisë programin “Report”.

Kam lënë detyrën ligjore 10 vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv “Report” është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen e po ashtu edhe lajmet”, ka deklaruar Agaçi.

SHKARKO APP