Engstroem: Zgjedhjet e 2017-ës, standard në rrugën drejt BE-së

Zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë një standard i rëndësishëm në udhën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, u shpreh të premten Yngve Engstroem,  i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e BE-së, gjatë punimeve të konferencës prezantuese të Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, në kuadër të nismës “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Duke folur për prioritetet kyçe, ai nënvizoi financimin e partive politike dhe fushatave, si thelbësor për BE-në dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Kryerja e zgjedhjeve të vitit 2017 do të jetë një standard i rëndësishëm në udhën e Shqipërisë drejt BE-së, tha zyrtari europian. Kjo, sipas tij, përfshin gjithë procesin deri në zgjedhje dhe jo vetëm zgjedhjet në vetvete, ndaj dhe financimi i partive është një element të cilin dëshirojmë ta shohim në mënyrë të veçantë, nënvizoi Engstroem.

“Lufta kundër korrupsionit në procesin para anëtarësimit është me rëndësi themelore jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE, por edhe për reputacionin dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh i Ngarkuari me Punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Efekti i krimit ekonomik dhe korrupsionit, vijoi ai, nuk është diçka që ka lidhje vetëm me institucionet, por edhe me qytetarët. Ai prek qasjen në shërbimet shëndetësore, arsim, punësim apo të drejtën për një proces gjyqësor të drejtë. Ai është vërtet në zemër të të drejtave të qytetarëve të një vendi”, shtoi Engstroem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri i prezantuar të premten në kuadrin e nismës “Horizontal Facility” për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i nënshkruar bashkërisht nga BE dhe Këshilli i Evropës në maj 2016, mbështetet në prioritetet e politikave të dy organizatave dhe është pjesë e asistencës gjithëpërfshirëse të BE-së për Shqipërinë në fushën e shtetit ligjor.

“Kjo konferencë dhe tema si e tillë ilustrojnë angazhimin e BE-së për t’i mbështetur prioritet e integrimit dhe qeverisjen demokratike të Shqipërisë”, theksoi Yngve Engstroem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?