Eni Vasili i tregon derën Plarent Ndrecës së Rilindjes!

Në emisionin Open në Top Channel tema e debatit ishte në lidhje me përgjimet e antimafies italiane ku dalin emra të rëndësishëm të politikës shqiptare.

Gjatë emisionit Plarent Ndreca që flet në emër të Rilindjes (Qeverisë) tha se këto janë idiotsira, pra përgjimet, dhe nuk ka asgjë të vertetë. Ai vazhdoi më tej duke akuzuar drejtuesen e emisionit Open, Eni Vasili se pse na ke ftuar dhe aludoi se drejtuesja po e keqpërdor emisionin.

Por ka qenë i mënjëhershëm reagimi i Eni Vasilit, duke i treguar derën Plarent Ndrecës.

-Mëqënëse nuk ke ardhur për temën e emisionit për debat, por për t’iu drejtuar popullit, atëhere dil dhe shkruaj në facebook e jo te emisioni që unë po drejtoj.

Pas këtij reagimi të fortë dhe dinjitoz të Eni Vasilit, heshti mënjëherë dhe nuk e ngriti më zërin.

SHKARKO APP