Enkel Demi: Njerëzit mbetën në rrugë se koncensionet vodhën qeverinë

Nga Enkel Demi

Një koncesion jepet nga qeveria, kur ajo është e pamundur të kryejë një shërbim të caktuar në një sektor të caktuar.

Kjo e drejtë e kufizuar nga qeveria e Edi Ramës është shfrytëzuar që e gjithë Shqipëria të jepet me PPP. Kjo fundjavë i la njerëzit në mes të borës, se koncesionarët që duhet të mirëmbajnë rrugët nuk kanë as borëpastruese, as kripë për rrugët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë pikë halli ministrja Balluku gjen kohë të tallë trapin të bëjë video nga një borëpastruese që nuk ishte askund, përveçse tek televizori i propagandës së Rilindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë shqiptarë nuk mundën të marrin dot avionët, sepse pista e aeroportit kishte 10 centimetra dëborë. Disa të tjerë kanë bërë ulje të detyruar në bari, se pista e Rinasit nuk jep garanci, megjithëse Edi Rama sapo e ka dhënë me koncesion.

Dritëro Agolli fliste për “shërdhatokracinë” që kishte përfshirë këtë soj qeveritarësh. Enkel Demi e çon më tej, kur thotë se në krye të qeverisë keni shkërdhatat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?