Enkeled Alibeaj: E majta e bleu Fierin, nuk fitoi
Kandidati i PD për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për gazetën Standard, thotë se PS nuk e fitoi Fierin, por e bleu.
“PD dhe unë personalisht në Fier nuk kishim përballë jo thjesht një parti, apo një koalicion partish të majta. Përballë kishim një administratë publike, e cila u terrorizua dhe u kërcënua me largim nga puna, nëse ata dhe të afërmit e tyre nuk votonin për pushtetin. Përballë kishim falanga krimi, të cilat mbollën frikë dhe shpërndanë shuma marramendëse për të blerë votë, e që bleu votë. Përballë kishim një publik, i cili u shantazhua sistematikisht nga vetë kryeministri për të mos na votuar, ndryshe do hakmerrej”.
Ai thotë se nuk ndjen keqardhje për rezultatin, pasi PD kanë fituar mentalitetin e fituesit në Fier.
I pyetur nëse humbi apo fitoi PD në rang kombëtar, Alibeaj thotë: “Komentet mbi shifrat e 21 qershorit janë të pavend. PD në rang kombëtar ka rritje me 10 përqind krahasuar me 2013, kurse PS ka rënie me 19 përqind krahasuar me vitin 2013. Ajo çka është rëndësi është fakti se rritja me 10 përqind tregon se PD tashmë ka një ofertë të saj, të aftë të tërheqë reagimin e elektoratit”.