Enkelejd Alibeaj flet i bindur: Vula na takon neve, Berisha të pranojë vendimin

I bindur se më 3 mars, Gjykata do t’i japë përfundimisht të drejtën e vulës në Partinë Demokratike, kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u ndal këtë të hënë në Fier për të prezantuar emrin me të cilin do t’i dalë përballë Berishës dhe Ramës më 14 maj.

PD e Alibeajt ka prezantuar Eriselda Zotaj Çelaj që të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale për Fierin.

Kurse Sali Berisha insiston që vula do t’i kalojë përfundimisht atij, me argumentin se nuk ka Gjykatë që nuk pranon verdiktin e demokratëve. Berisha është i vendosur për të protestuar kundër qeverisjes së Edi Rama, që sipas tijin, po e çon vendin drejt shkatërrimit.

SHKARKO APP