Enkelejd Alibeaj: Ne nuk marrim pjesë në seancën për votimin e Presidentit të ri

Ndryshe nga Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se PD do ta bojkotojë seancën e nesërme në Kuvend, kur pritet që mazhoranca zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.

Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha:

“Ne jemi futur në këtë proces, duke kërkuar zgjedhjen e një Presidenti mbi palët, zgjedhjen e presidentit të shqiptarëve, qytetarit të parë që duhet të simbolizojë unitetin e popullit.
Kjo ishte arsyeja pse që në fillim, duke respektuar detyrimet kushtetuese, morale, politike, ndaj zgjedhësve tanë, ne u futëm në mënyrë të hapur në këtë proces, duke marrë pjesë e duke përcaktuar rregulla, se si procesi do duhej të ishte i përbashkët, në mënyrë që dhe produkti të ishte i gjithëpranuar dhe të jepte garanci për ushtrimin në mënyrë normale të detyrës së Presidentit. Nuk ëshë një proces normal, sikur s’ka ndodhur asgjë. Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’u dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve. Presidenti duhet të ishte mbi të gjitha palët siç ne propozuam. Deputetët e PD-së nuk do të jenë në sallën e kuvendit”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP