Enkelejd Alibeaj: Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të jetë transparent, jo i mbyllur në zarf

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat se është e rëndësishme që procesi për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit të jetë transparent e gjithëpërfshirës, “jo i mbyllur në zarf”, duke ironizuar procedurat që nisi sot PS.

Do duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar kushtetutën.

Procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, në sytë e shqiptarëve. Ky do duhet të jetë frymëzimi e qasja. Për këtë arsye, e dimë të gjithë cila është procedura.

Të gjithë e dimë që në raundin e katërt e pestë zgjidhte me votat e mazhorancës, kjo s’do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf e më pas pjesa tjetër të zgjidhë zarfin. Kjo s’do ishte gjë tjetër përveçse cili është qëndrimi real i mazhorancës”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP