Enno Bozdo tregon për strategjinë e PD pas 7 tetorit: Protesta dhe denoncime, rrugë pa kthim

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Beratit, Enno Bozdo thotë se tashmë do të kemi protesta, denoncime dhe një rrugë pa kthim në raportin e marrëdhënieve me qeverinë. ”Djegia e karrigeve ishte metaforike, besoj që zemërimi i parlamentarëve, i deputetëve të PD ka qenë mëse i justifikuar duke para se çfarë ndodhi me deputetin tjetër tonin, Ervin Salianjin. Është i vetmi deputet që burgoset për diçka që ai praktikisht nuk e ka bërë. Qeveria teknike do të vijë nga rezistenca e PD.

Njerëzit në sheh do dalin për akuzën e PD. Pak nga pak do t’i fitojmë këto beteja të vështira. Kjo parti e ndodhur në këtë lloj agresioni, ka kaluar krizën e saj më të rëndë. Ne merremi me qytetarët kur denoncojmë çdo skandal, ku çojmë hajdutët përpara drejtësisë, kur i tregojmë me gisht ministrat. Këto bëhen për interesin publik, sa herë goditet një skandal korruptiv”, tha Bozdo për A2 CNN. Për të pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 7 tetorit dhe rrjedha që tubimi, i projektuar si një format i mosbindjes civile, do të marrë, do të shërbejë për të definuar rrugën që PD do të ndjekë në përballjen me regjimin.

”Do shohim çfarë do sjellë protesta e 7 tetorit. Do përshkallëzohet edhe më tej qëndrimi ynë në Parlament. Pavarësisht se çfarë instrumenti ti gjen, bllokon rrugët, proteston, bën disa protesta simbolike, se sasia e njerëzve në këto kushte është e rëndësishme. Pyetja që shtrohet është a do bëjë PD, çfarë do që është e nevojshme për ta bërë qoftë edhe me shumë sakrifica personale. Pra a do marri përsipër PD, demokratët dhe qytetarët t’i shkojnë deri në fund kësaj gjëje. Unë besoj se ky është çasti ku të gjithë shohin njëri-tjetrin në sy dhe thonë këtu nuk kemi asgjë për të humbur. Ne nuk kemi çfarë të humbim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?