Enti Rregullator i Energjisë ul çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nielvin e ri të tarifave.

Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN, se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç`ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë./Scan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?