Enton Abilekaj hap “arkivën” e para 20 vitëve
Enton Abilekaj, ish-kryeredaktor i KOHA JONE, ka postuar sot shënimin: “20 vjet më parë pas luftës në Kosovë për zgjedhjet e para me kolegët e gazetës “Koha Jonë”.
Para 20 viteve ekipi i gazetarëve të KOHA JONE dhe TV KOHA (filial i Koha Jone) ishin të parët grup gazetarësh shqiptarë që shkuan në pasqyrimin e zhvillimeve politike në Kosovë. Ishte i pari transmetim live nga krejt Kosova i zgjedhjeve atje, direkt e në Tiranë.
Këtë e bënë këta gazetarë në foto dhe disa të tjerë, duke hyrë në histori si e para media shqiptare që transmetoi live nga Kosova.