Epidemiologu i njohur: Covid tani është thjesht “një ftohje e keqe” falë vaksinave

Epidemiologu i njohur anglez, Tim Spector ka pohuar se Covid tashmë është më shumë si një “ftohje e keqe” falë efektit të vaksinave. Sipas të dhënave nga një studim që publikoi epidemiologu rezulton se simptomat e sëmundjes po bëhen gjithnjë e më të lehta, megjithëse rastet janë në rritje.

Studimi i King’s College të Londrës vlerësoi se kishte 25,210 raste të reja çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, me gati një të tretën (31 përqind).

Sipas studimit rezultoi se kishte një rritje prej 50 përqind të numrit të njerëzve të vaksinuar pjesërisht ose plotësisht që infektohen me Covid, por në shumicën e rasteve simptomat e tyre ishin të lehta. Më shumë se 80 përqind e infeksioneve ishin tek ata të pavaksinuarit.

Epidemiologu, tha se njerëzit që u infektuan pasi u vaksinuan pësuan një formë më të butë të sëmundjes, të ngjashme me një të ftohje, dhe me teshtitjen që shfaqet si një simptomë e re.

“Edhe pse numri i të infektuarve me Covid janë të larta, është qetësuese të shohësh se si vaksinat mbrojnë të prekurit dhe vdekjet sa vijnë dhe ulen”, u shpreh epidemiologu anglez.

Studimi tregon se simptomat janë më të lehta dhe janë të ngjashme me ato të një ftohjeje të keqe, me rrufë, dhimbje koke dhe simptoma më e rëndë është dhimbja e fytit.

Teshtima gjithashtu është shfaqur si një simptomë tek njerëzit pjesërisht dhe plotësisht të vaksinuar.

Burimi: Dailymail/ Përktheu dhe përshtati: Koha Jonë

 

SHKARKO APP