”Erdhën në Kuvend me benzinë për të vr@rë”, Braçe kërkon arrestimin e 24 deputetëve të PD-së
Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon që PS të mos i përjashtojë 24 deputetët që shkaktuan kaos në sallën e Kuvendit, por që ti dërgojë në burg. Në një postim në Facebook, ai shprehet se deputetët erdhën me benzinë, dhe për të kush vjen në këtë formë në Kuvend, vjen për të vrarë.
Postimi i plotë
Në Kuvend u konsumua krim; unë nuk jam fare dakord me vendimin e grupit socialist për të mbledhur firma për ti përjashtuar krimbërësit nga seanca plenare! Në sallën e Kuvendit ndodhën një seri krimesh:
1-Pengim me dhunë i ushtrimit të funksioneve kushtetuese të Kuvendit dhe çdo deputeti individualisht.
2-Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës, së shprehjes ndaj çdo deputeti individualisht.
3-Kërcënim e shantazh me qëllim frikësimin në përmbushje të detyrës kushtetuese ndaj çdo deputeti që është në detyre falë votës së popullit.
4-Goditje me sende të forta për shkak të detyrës.
5-Rrezikim i jetës së deputetit për shkak të goditjeve për shkak të detyrës, përfshirë goditjet me sende të forta e që presin.
6-Shkatërrim me zjarrës i pronës publike që nuk është një kioske, por Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Të gjitha këto janë krime! Çdo qytetar i thjeshtë ti bëj këto kudo, vihet para ligjit me pranga në duar! Një deputet bëhet hero poshtërsisht! Degjoni; kush vjen me shishe benzinë në Parlament, nuk vjen për të folur, propozuar, debatuar, nuk vjen për demokracinë e as për të mbrojtur atë; vjen për të vrare, për të vrarë! E këta janë partia që kanë vrarë e se kanë për gjë të marrin jetë!
Te gjitha keto jane krime! Cdo qytetar I thjeshte ti bej keto kudo, vihet para ligjit me pranga ne duar! Nje deputet behet hero poshtersisht! Degjoni; kush vjen me shishe benzine ne parlament, nuk vjen per te folur, propozuar, debatuar, nuk vjen per demokracine e as per te mbrojtur ate; vjen per te vrare, per te vrare! E keta jane partia qe kane vrare e se kane per gje te marrin jete!