Erdogan lidhje live nga Turqia: Përshëndetje miku im Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan, në një lidhje live nga Turqia foli për hedhjen e themelit të ndërtesave të rindërtimit në Laç. Teksa përshëndeti kryeministrin Edi Rama, Erodgan tha se ”Përshëndetje të gjithëve! I nderuar miku im, të ndëruar vellëzërit e mi në Laç, iu përshëndes me ndjenjat më të sinqerta. Ndjej një kënaqësi të madhe që jam me ju. Iu përshëndes të gjithëve. Shqipëria është miku dhe partneri më i afërt në Ballkan. E shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë”.

Erdogan u shpreh se shpresoj që ky projekt, i cili do të kushtojë afërsisht 42 milionë euro të jetë i dobishëm për të gjithë. ”Këto shtëpi do të shërbejnë si një shenjë e re e miqësisë Turqi-Shqipëri. Shpresojmë që brenda një kohe sa më të shkurtër, fazën e parë ta përfundojmë sa më shpejt dhe që t’ua dorëzojmë sa më shpejt vëllezërve tanë që kanë humbur banesat e tyre në tërmet”, u shpreh Erdogan.

Nga anaa tjetër, Erdogan shprehu ngushëllimet familjeve të personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. ”Lus Zotin që të na mbrojë nga të gjithë llojet e fatkeqësive dhe katastrofat natyrore si edhe nga sëmundjet ngjitëse dhe epidemike”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?