Erdogan sot në Tiranë, vë gurin e parë në ndërtimin i xhamisë së Namazgjasë

 

Punimet në truallin e Namazgjasë kanë gati një muaj që kanë nisur, por betonin e parë në themele do ta hedhë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Myftiu i Tiranës tha se ky është një moment i rëndësishëm, sepse komuniteti mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milion euro për ndërtimin e këtij objekti kulti. Myftiu i Tiranës jep detaje për arkitikturën dhe ecurinë e punimeve.

Tiranë- Kur në truallin e Namazgjasë nisën punimet për xhaminë, nuk pati asnjë ceremoni inagurimi për to.

Komuniteti mysliman vendosi që nisjen e punimeve të mos e shoqëronte me asnjë deklaratë të mundshme politike.

Punimet vijuan dhe simbolikisht betonin e pare të themeleve do ta hedhë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në shoqërinë e autoriteteve më ta larta të vendit.

Presidenti i Turqisë jo rastësisht do të jetë pjesë e kësaj ceremonie, pasi komuniteti mysliman turk financon 30 milion euro. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, tha për Ora News se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët myliman.

Po cilat do të jetë arkitektura e xhamisë?

Për problemin e pronësisë, myftiu i Tiranës tha se komuniteti mysliman ndërton vetëm në tokë të tij dhe sipas ligjit.

Firma turke do të realizojnë projektin e ndërtimit të xhamisë së madhe, ajo do të ketë një arkitekturë vendase e ndërthurur me atë islamike.

Adhurimin ndaj Zotit mund ta kryejnë 5000 besimtarë për shkak se hapësirat janë të mjaftueshme, ndërsa pas këtij multikopleksi, xhami, muze ndërfetar, myslimanët duan të ndërtojnë dhe një Universitet.

SHKARKO APP