Erdogan takohet me Presidentin Begaj në Presidencë
Presidenti Bajram Begaj ka pritur me ceremoni zyrtare në Presidencë homologun turk, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas agjendës pas takimit me Begajn, ai do takohet me kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, dhe më pas do t’i drejtohet Beogradit, ku do të zhvillojë disa takime.