Erdogan thirrje nga Tirana: Genocidi në Gaza turpi i njerëzimit, Shqipëria dhe ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Izraelit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po japin deklaratën e përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Erdogan u ndal dhe tek lufta në Lindjen e Mesme. ”Genocidi që po bëhet në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Ne si ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin, shpresoj që Shqipëri të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”,-tha Erdogan.