Erdogan: Uroj që miqësia jonë të vazhdojë në pafundësi!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti të gjithë qytetarët e Laçit, të cilët u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe që qeveria turke u rindërtoi shtëpitë e rrënuara.

Në fjalën e tij, Erdogan tha se u ka sjellë qytetarëve shqiptarë dashurinë e miliona turqve, ndërsa shtoi se “Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”.

I nderuar kryeministër, i dashur miku im, e nderuar kryetare e Kuvendit, të nderuar ministra, të dashur motra e vëllezërit e mi të qytetit të Laçit, të gjithë juve dua t’ju përshëndes me dashuri e respekt. Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurin e miliona zemrave dhe përshëndetjet e përzemërta të popullit të Turqisë. Ju kam sjellë njëkohësisht edhe përshëndetjet e vëllezërve e miqve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin së bashku me ju. Nga këtu, përmes jush, dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për gjithë vëllezërit e motrat shqiptare. Dua të theksoj faktin se jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, së bashku me juve, me rastin e kësaj ceremonie kuptimplotë, dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është njëkohësisht hidhërimi ynë”, tha Presidenti Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?